• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
AKSIONI KUNDËR INFORMALITETIT/ Vetëm në janar 40 % e bizneseve kanë kryer shkelje
Home
Ekonomi

AKSIONI KUNDËR INFORMALITETIT/ Vetëm në janar 40 % e bizneseve kanë kryer shkelje

3 February, 2020 k.autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionet kundër evazionit fiskal dhe informalitetit. Për vitin 2020 në fokus janë disa nga sektorët që gjatë vitit të kaluar janë identifikuar si të riskuar sa i takon evazionit, siç është ndërtimi, sektori i hidrokarbureve dhe baret e restorantet. Po ashtu  një vëmendje e shtuar do t’i kushtohet edhe mos deklarimit të pagave reale.

Inspektorët tatimorë vetëm në muajin janar 2020, kanë kryer në total 1971 kontrolle, ku 872 biznese kanë rezultuar në shkelje të legjislacionit tatimor. Pra pas kontrolleve të ushtruar është konstatuar se rreth 40% e bizneseve të kontrolluara ishin në shkelje.

Rastet më të shumta të shkeljeve të identifikuara kishin të bënin me mallra pa dokumentacion tatimor, me 199 raste të tilla. Më pas me 195 raste të konstatuara vetëm për muajin janar renditet shkelja e moslëshimit të kuponit tatimor për herë të parë. Ndërkohë janë mbyllur tre subjekte pasi janë gjetur në shkelje të përsëritur për moslëshim të kuponit tatimor hera e dytë.

Po ashtu 61 tatim pagues janë gjetur në shkelje pasi nuk kishin të instaluar pajisjet fiskale si dhe nuk i mbanin në gjendje pune. Ndërkohë vijon të jetë prezent edhe shqetësimi i punësimit në të zezë, pasi sipas inspektimeve vetëm në muajin e parë të vitit u identifikuan me punonjës të padeklaruar 92 tatimpagues nga të cilët 72 subjekte “biznes i vogël” dhe  20 subjekte “biznes i madh”.

Këtë vit përveç implementimit të sistemit të ri të Fiskalizimit i cili synon monitorimin në kohë reale të bizneseve dhe uljen e informalitetit, biznesi do të përballet me gjoba të reja për shkeljet. Nga ana tjetër duke filluar nga muaj maj inspektorët do të pajisen me GPS. Një masë kjo që sipas tatimeve do të ulë abuzimet nga ana e inspektorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO T'JU BUZËQESHI FATI APO JO? Për këto pesë shenja viti 2020 do të jetë ideal
Previous article ARTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare regjizori Xhezair Dafa

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT