• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AKSIONI I BEFASISHËM”/ Ndëshkohen 160 subjekte, shkelje e kundërvajtje në…
Home
Breaking News

“AKSIONI I BEFASISHËM”/ Ndëshkohen 160 subjekte, shkelje e kundërvajtje në…

22 April, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News

Nje sere shkeljesh dhe gjobash gjate kontrolleve te bera se fundi ne linjat e transportit të udhëtarëve. Task Forca e Transportit Rrugor ka ndëshkuar 160 subjekte në kundravajtje me ligjin.

Aksioni në terren i Task Forcës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit, si dhe për të krijuar një panoramë sa më të qartë, sa i takon situatës në të gjithë vendin.

Që prej fillimit të muajit prill, Task Forca e Transportit Rrugor, ka ndërmarrë disa operacione blic, të cilat janë shtrirë në akset kryesore kombëtare dhe në terminalet me fluksin më të lartë të trafikut. Subjekt i këtyre kontrolleve kanë qenë operatorët e linjave të transportit të udhëtarëve, si rrethqytetas, ndërqytetas dhe ndërkombëtar.

Nga kontrollet e ndërmarra deri më tani, rreth 160 subjekte janë konstatuar me shkelje të rënda, kryesisht, “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste me mungesë dokumentacioni. Për të gjitha këto subjekte janë marrë masa përkatëse administrative.

Kontrollet nga ana e Task Forcës të Transportit Rrugor, do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim, si rregullator i konkurrencës së pandershme, për rritjen standardeve të shërbimit dhe komoditetit të qytetarëve.

Ministria ben me dije se ky aksion ka ardhur pas udhëzimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila pak javë më parë thirri në një takim përfaqësuesit e transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar që operojnë në vendin tone.

“Në këtë takim ministrja u njoh me shqetësimet e tyre dhe i siguroi se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje. Ministrja garantoi se do të ketë një rregullim të operimit të linjave të transportit publik, duke theksuar se në fokus të kësaj ndërhyrjeje është goditja e paligjshmërisë në sektor, eliminimi i konkurencës së pandershme dhe ofrimi i një shërbimi cilësor për qytetarët”-thuhet nje njoftimin e ministrise.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA NË RINAS/ Reagon Rama për 4 të arrestuarit: Një zhvillim inkurajues në rrugën...
Previous article SHAMPANJA "LUM" NË DHOMAT E ZHVESHJES/ Dani Alves feston si i çmendur titullin kampion (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT