• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Aksioni antiinformalitet, Tatimet: Bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve
Home
Ekonomi

Aksioni antiinformalitet, Tatimet: Bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve

4 November, 2017 F.autor Ekonomi

Pas kontrolleve në terren, tatimet, që janë në kulmin e aksionit antiinformalitet, e kanë përqendruar vëmendjen tek deklarimi i punonjësve dhe pagave real të tyre.

Në një njoftim që u është dërguar së fundmi bizneseve, tatimet i kanë ftuar subjektet që të përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore, përmes vlerësimit të deklaratave. Konkretisht subjekteve u kërkohet ulja e tepricës kreditore; rritja e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore si dhe deklarimin real tëp agave të punonjësve të specializuar dhe të administratës.

Edhe më herët drejtues të tatimeve kishin paralajmëruar se do të përqendroheshin në deklarimin e pagave reale të punonëjsve. Drejtoresha rajonale e Tatimpagueve të Medhenj gjatë një takimi pak javë më parë me Dhomën Amerikane pohoi se përsa i përket punësimit, kontrollet s’do të jenë më për sigurimin, por për nivelin e pages.

Mosdeklarimi i pagave reale është një nga format më të përhapura të evazionit në vend. Shumë subjekte i deklarojnë punonjësit me pagë minimale, ose me paga që janë larg asaj reale. Shqipëria mbledh si kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore vetëm 5% të prodhimit të brendshëm bruto, niveli më i ulët jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Në vendet e rajonit kontributet e sigurimeve sjellin më shumë se 10% të PBB-së.

Ndonëse punonjësit sot mund të jenë të kënaqur me deklarimin e pagave më të ulëta, pasi marrin më shumë para cash, kjo mund t’u kthehet në bumerang në të ardhmen, pasi përfitimet për barrëlindjet për femrat dhe kur të dalin në pension do të jenë minimale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas akuzave seksuale, aktori përjashtohet dhe nga gjiganti i filmave Netflix
Previous article Marina Taraku provokon nga shtrati (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT