• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Aksioni anti-informalitet, mbyllen 319 biznese, gjobiten 2450 të tjera
Home
Ekonomi
Biznes

Aksioni anti-informalitet, mbyllen 319 biznese, gjobiten 2450 të tjera

3 November, 2017 xhesi.editor Biznes, Ekonomi

Bilanci i Tatimeve  – Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur rezultatet e katër javëve të para të aksionit anti-informalitet. Gjatë kësaj kohe janë mbyllur 319 subjekte me shkelje, janë penalizuar rreth 2450 subjekte (22% e subjekteve të kontrolluara). Ka vijuar fshirja e detyrimeve në bazë të ligjit të faljes, ku janë falur rreth 8.6 miliardë lekë (62 milionë euro), ndërsa nga detyrimet e prapambetura janë mbledhur rreth 1.25 miliardë lekë. Ndërkohë, ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 2035 dhe vlera është 1 miliardë e 250 milionë lekë. Ka filluar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014 dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014, gjithashtu edhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin. Më shumë se 13210 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende. Si rezultat i këtij procesi, shuma e detyrimit të falur është 559 miliardë lekë dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën e 1,101 miliardë lekëve.

Hetim tatimor dhe zbatimi
Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimin në territor, janë verifikuar 11,166 subjekte ku 22% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë katër javëve të para të aksionit 506 punonjës, që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 3109 subjekte të paregjistruar në organet tatimore, si dhe për shkelje të tjera si moslëshim kuponi për herë të dytë. Janë regjistruar 2941 subjekte të reja dhe janë aktivizuar 645 subjekte. Qendra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi, duke asistuar rreth 7,511 telefonues, si dhe përdorues të live chat. Për katër javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 8,129 kontrolleve (nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) ku kontrollet nga zyra bëjnë 74 % të totalit. Këto kontrolle u shoqëruan me më shumë se 555 milionë lekë gjetje dhe raporti i gjetjeve me penalitete është në masën 73% me 27%. Rreth 1153 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, ku Tirana ka numrin më të madh me 641 subjekte, ndjekur nga Durrësi me 154 dhe Vlora me 93.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Angelina Jolie shkëlqen në Festivalin Aziatik të Filmit
Previous article Noizy paralajmëron biznesin e ri (FOTO)

xhesi.editor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT