• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONET E “DIGITALB”/ Vjollca Hoxha humb betejën në gjyq përballë klanit Frangaj-Duka-Zeqo
Home
Aktualitet
Media

AKSIONET E “DIGITALB”/ Vjollca Hoxha humb betejën në gjyq përballë klanit Frangaj-Duka-Zeqo

21 February, 2020 F.autor Aktualitet, Media

Vjollca Hoxha humbet shumicën e aksioneve në kompaninë “Digitalb”, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarje.

Pronarja e rrjetit “Top Media” ka humbur betejën e saj për të mbajtur ‘nën kontroll” DigitAlb, pavarësisht tentativës për të bllokuar shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie te ish- aksionerët e shoqërisë Supersport, për të cilën Newsbomb.al ka raportuar edhe më herët.

Në fund të 2019-ës Vjollca Hoxha gjithashtu i kërkoi ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të heqin barrën siguruese mbi aksionet e aksionerëve të shoqërisë DigitAlb.

Newsbomb.al zbardh vendimin e Gjykatës së Tiranës që rrëzon Vjollca Hoxhën duke urdhëruar sekuestrimin e një pjese të shumicës së aksioneve që ajo zotëronte dhe kalimin e tyre te bosët e vërtetë, të cilët rimarrin në dorë aksionet e lëna me qira gjatë gjithë kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për Armand Dukën, Saimir Manen, Agim Zeqon, Aleksandër Frangajn dhe Edmond Lekën, të cilët me vendim gjykate kanë arritur të rimarrin aksionet, duke bërë që Vjollca Hoxha të bjerë me 42 përqind dhe të humbë kështu maxhorancën e vendimmarrjes.

Tashmë një fazë e re negociatash pritet të nisë mes palëve.

VENDIMI I GJYKATËS

“Depozitimi urdhërit “Për zbatimin e Marrëveshjes Siguruese” Nr. 1098 Regj., Nr. 418 Prot., dt.27.01.2020, ku vendosi : 1-Sekuestrimin e aksioneve te shoqerise “LORESA” shpk me nr. 1219.4 aksione dhe kalimin në favor të secilit përfitues.2- Sekuestrimin e aksioneve te Itan Hoxha me nr. 3750.24 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 3- Sekuestrimin e aksioneve te Redia Hoxha me nr. 13804.56 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 4-Pas transferimit te aksioneve perfituesit do te zoterojne: A.I.B.A. KOMPANI 9.23% te aksioneve qe korespondojne 21234 aksione. Alba Gina 2.17% te aksioneve qe korespondojne 4999 aksione. Agim Zeqo 2.79% te aksioneve qe korespondojne 6428 aksione”.

Pjesa tjetër e aksioneve të DIGITALB tashmë janë në pronësi të Edmond Lekës (Union Distribution+Union Group), Petraq Shame (DEM Capital), Arben Taipi (E&E Investment) si dhe Vjollca Hoxha (LORESA – Lori, Redia, Sara), Alban Jaho, Itan Hoxha, Enkelejd Joti, Eduard Poda, Redia Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EJA TË STËRVITEMI BASHKË"/ Aulona Musta vjen me projektin e ri për një trup të shëndetshëm
Previous article UZUNI NUK NDALET/ Shqiptari shënon pas 7 minutash (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve Aktualitet

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin Aktualitet

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT