Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit është ndërmarrë një aksion pastrimi, i mbështetur nga vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës. Aksioni filloi në orën 8 të mëngjesit dhe po vijon në të gjitha njësitë administrative, sipas bashkisw sw Tiranws.
Qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ambienteve rreth institucioneve arsimore të cilat do të hapin dyert këtë vit për rreth 66 mijë nxënës të kryeqytetit. Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.


