• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION NGA OFL DHE POLICIA PËR T’I BLLOKUAR/ Kush janë pronarët e 118 makinave të blinduara në Shqipëri
Home
Breaking News

AKSION NGA OFL DHE POLICIA PËR T’I BLLOKUAR/ Kush janë pronarët e 118 makinave të blinduara në Shqipëri

12 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

470 automjete në Shqipëri, rezultojnë të jenë të blinduara, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Nga këto, 118 janë autovetura dhe fuoristrada në përdorim të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër janë të kompanive private, si në rastet e makinave të blinduara që bëjnë transportin e parave të bankave.

ReportTV  ka mësuar se pjesa më e madhe e makinave të blinduara që përdorin persona të ndryshëm dhe biznesmenë (disa pre tyre edhe subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”) janë më së shumti të regjistruara në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Nga aksionet që Policia ka nisur në terren në të gjithë Shqipërinë, deri më tani janë bllokuar 34 automjete të blinduara që përdoren nga qytetarët. Pas çdo rasti të dyshimtë, ku përdoruesi i tyre nuk disponon dokumentacionin, apo kur policia ka dyshime për mosjustifikim të vlerave të konsiderueshme të këtyre automjeteve me burime të ligjshme, atëherë çështja i kalon Operacionit “Forca e Ligjit”, në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK.

OFL verifikon nëse automjetet e blinduara janë blerë me para që burim kanë aktivitetet kriminale, ndërsa nga ana tjetër një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, specifikon se do të ndalohet largetimi i makinave të blinduara për persona fizik si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Por si regjistrohen automjetet e blinduara?

Për regjistrimin dhe pajisjen me targa e leje qarkullimi të një autoveture të blinduar, përveç dokumentacionit të nevojshëm që kërkohet për një autoveturë të zakonshme siç janë dokumentet e origjinës, shit/blerjes dhe doganës kërkohet dhe një dokument shtesë. Ky dokument është një autorizim i cili për personat fizik lëshohet nga Drejtoria Vendore e Policisë ndërsa për subjektet nga Drejtoria e përgjithshme e e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë OFL ka bllokuar 6 makina të blinduara në Durrës të cilat rezultonin në pronësi të Xhevdet Troplinit, Bledin Doçi, Ervis Doçit, Ilir Gjyzelit. Ndërsa më herët OFL ka sekuestruar automjetet e Dashamir Gjokës, Durim Bamit, Saimir Taullait, Landi Muharremit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RONALDON NUK E NJOH! DERBI? PROVUAM..."/ Ibrahimovic ndez Milan-Juventus (VIDEO)
Previous article KUPA E SHQIPËRISË/ Bylisi eliminon Laçin, Kukësi dhe Skënderbeun nuk falin. Feston Apolonia

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

VRASJA QË TRONDITI DROPULLIN/ Piu kafe në shtëpinë e fqinjëve dhe vrau mizorisht çiftin e bashkëshortëve, Thoma Mastora dënohet me 30 vite burg Aktualitet

VRASJA QË TRONDITI DROPULLIN/ Piu kafe në shtëpinë e fqinjëve dhe vrau mizorisht çiftin e bashkëshortëve, Thoma Mastora dënohet me 30 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT