• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSION NË KOSOVË/ Të shtënat me armë traditë e vjetër në dasma e festa, policia sekuestron 50 pistoleta
Home
Rajon

AKSION NË KOSOVË/ Të shtënat me armë traditë e vjetër në dasma e festa, policia sekuestron 50 pistoleta

6 August, 2021 Delo.autor Rajon

Policia e Kosovës në këtë kohë kur numri i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare është më i madh se në çdo periudhë tjetër të vitit, ka shtuar aktivitetet për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit si mjet për të festuar.

Policia në njoftimin e bërë për media thotë se deri tani kanë konfiskuar 50 armë nëpër ahengje familjare. Policia shton tutje se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:
Në vendin tonë ende ka raste, kur në dasma e ahengje, shtihet me armë zjarri për të shprehur ‘gëzim’! Policia e Kosovës, me qëllim të: mbrojtës së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për manifestime të tilla, ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke biseduar me qytetarë e forume të sigurisë, duke shtuar patrullimet me qëllim parandalimi të të shtënave me armë në dasma dhe në rastet kur veç ka pasur të shtënë është intervenuar duke iniciuar raste kriminale dhe konfiskuar armët e përdorura në raste të tilla.

Duke pasur parasysh se çdo plumb i dalë nga tyta e armës do të bije diku, e duke qenë se ai plumb mund të shkaktojë lëndime e në rastin më të keq edhe humbje jete, patrullat policore pa hezitim, nga 28 qershor 2021, e deri më 04 gusht 2021, në dasma e ahengje kanë konfiskuar 50 (pesëdhjetë) revole, 23 prej tyre me gaz, 10 (dhjetë) armë të gjata dhe kanë arrestuar 39 (tridhjetë e nëntë) persona të përfshirë ne këto raste.
Fatmirësisht nga këto të shtëna nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia e Kosovës edhe një herë kërkon, apelon tek të gjithë qytetarët që në gëzimet/festimet e tyre të mos përdorin armë, në mënyrë që gëzimi të mos kthehet në antonim të asaj fjale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ Shiu ndihmon në shuarjen e flakëve në Kukës, por zgjat vetëm disa minuta (VIDEO)
Previous article ZJARRET NË LEZHË/ Vatrat e flakëve ende akitive në Domgjon, janë djegur 7 hektarë kullota dhe shkurre (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT