• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION KUNDËR LOJËRAVE TË FATIT NË FIER/ Tre të arrestuar, shpallet në kërkim pronari i një lokali. Sekuestrohen… (DETAJET)
Home
Breaking News

AKSION KUNDËR LOJËRAVE TË FATIT NË FIER/ Tre të arrestuar, shpallet në kërkim pronari i një lokali. Sekuestrohen… (DETAJET)

5 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “FOREBET”, për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit.

Goditen 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 procedohen penalisht dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 9 aparate celularë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Forebet”.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në disa lokale në qytetin e Fierit shërbimet e Policisë kanë goditur 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:

U arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 26 vjeç (punonjës), u procedua penalisht shtetasi F. Xh., 16 vjeç(punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. B., 46 vjeç (pronari i lokalit) pasi gjatë kontrollit të lokalit në lagjen “Apollonia”, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularë.

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale aparati celular.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

U procedua penalisht shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN MADHËSHTINË E DËBORËS/ Rama publikon pamjet pikoreske që të ofron Vermoshi (FOTO)
Previous article SITUATA NË AFGANISTAN/ Talibanët paralajmëruan kundër sulmeve të ish-forcave të sigurisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT