• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION GJATE NATES/ AKU bllokon 1 TON mish, ruhej në kushte të tmerrshme (PAMJET E FRIKSHME)
Home
Breaking News

AKSION GJATE NATES/ AKU bllokon 1 TON mish, ruhej në kushte të tmerrshme (PAMJET E FRIKSHME)

13 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar në Pogradec afërsisht 1 ton mish (860 kg mish vici, lope dhe 35 kg të brendshme) gjatë mbrëmjes së datës 12 korrik 2018 aksion që ka vijuar deri në të gdhirë të datës 13.07.2018 për shkak të kushteve të rënda higjeno-sanitare ku kryhej aktiviteti ilegal. Gjithashtu sipas njoftimit te AKU, subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Konkretisht, shtetasi Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Produkteve të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

 

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

 

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tsipras: Drejt finalizimit të marrëveshjes me SHQIPËRINË. Alarmohen mediat greke: Çfarë donte të thoshte kryeministri me “kufij”?
Previous article GIROUD OPTIMIST: Nuk përsëritet “Euro 2016”, do ta fitojmë finalen e Botërorit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT