• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI)
Home
Breaking News

AKSION BRENDA TUNELIT TË SKËRFICËS/ Policia ndalon 31-vjeçarin që po transportonte armë (EMRI)

16 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta. Mësohet se në pranga u vu shtetasi Kejdi Banaj.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës ka kryer ndalimin e tij. Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 pistoleta që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda speciale, operacioni i koduar “Mekanizmi”. Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në fushën e narkotikëve). Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t’ia shitur një grupi kriminal në Sarandë. Sekuestrohen armët e zjarrit dhe automjeti që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose në grup, përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale dhe për sigurinë e qytetarëve, finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë së Sigurisë Publike, Njësia Fier, dhe me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacionin e koduar “Mekanizmi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij. Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas, me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë. Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se...
Previous article SHBA NIS SULME TË REJA NDAJ IRANIT/ Trump paralajmëron Teheranin të sillet më mirë

s.autor

Postime të ngjashme

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj Aktualitet

KËMBËSORËT NË AUTOSTRADË/ Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj

TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se... Aktualitet

TRAGJIKE NË TIRANË/ 45-vjeçarja mbytet në Liqenin e Thatë, dyshohet se...

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset Aktualitet

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT