Policia e Pogradecit ka zbardhur sot ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme , në unazën e qytetit të Pogradecit, ku mbeti i vdekur një i moshuar. Fillimisht autori i ngjarjes ishte në kërkim pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por u identifikua dhe u arrestua nga policia ditën e sotme.
Në momentin e aksidentit shoferi nuk ndodhej vetëm në automjet. Ishin dy persona që e shoqëronin dhe gjithashtu janë larguar menjëherë nga vendngjarja të cilët janë në kërkim, identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur një femër dhe një mashkull.
Por çfarë është më e dyshimtë është se gjatë kontrollit të makinës në çantën e gruas që ishte në sediljes e pasme është gjetur një thikë, që e posedonte pa leje përkatëse.
Nuk dihet ende çfarë roli kishte gruaja dhe thika në cantën e saj. Asgjë nuk dihet ende as për personin e tretë që ndodhej në automjet nëse të tre personat ishin rastësisht apo dika tjetër fshihet p[as kësaj.
Ndërkoh policia vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i plotë
Në vijim të informacionit paraprak datë 18.04.2018, i cili bën fjalë për aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.S, 40 vjeç, banues në Pogradec.
Si edhe u shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras. Pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.
Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi E.S dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin. Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pan lejen e organeve përkatëse. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.






