• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTTET NË PUNË/ 32 persona humbën jetën në 2022, sektori me rrezik ‘delivery’
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTTET NË PUNË/ 32 persona humbën jetën në 2022, sektori me rrezik ‘delivery’

23 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Inspektorati Shtetëror i Punës ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të shërbimit ‘delivery’ (shpërndarje) për shkak se punonjësit kryesisht motoristët janë ata që rrezikojnë më shumë jetën.

Ambienti i tyre i punës është rruga dhe rezultatet e vitit 2022 tregojnë se nga totali i aksidenteve të ndodhura në punë ato në rrugë zënë 32 për qind.

“Përqindjen më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje e zënë aksidentet rrugore të cilat zënë 32% të aksidenteve me pasojë vdekje në total. Bazuar në këtë analizë të aksidenteve me vdekje, duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar sektorit të shërbimeve delivery në raport me kryerjen dhe kontrollin e dokumentit të vlerësimit të riskut për profesionin “motorist”, pasi vendi i tij i punës është lëvizja në rrugë” thuhet në raport.

Ndërkohë sa i takon aksidenteve në punë por pa pasojë vdekje janë disa sektorë që kanë përqindje të lartë të ndodhjes ku të paktën katër janë më tipikët.

Në vendin e parë klasifikohen ndërmarrjet prodhuese. “Duhet theksuar se në këto subjekte kanë ndodhur aksidente të lehta ose incidente dhe aksidente rrugore, e cila tregon për një rritje të ndërgjegjësimit të punëdhënësve për të deklaruar çdo aksident apo incident pranë ISHPSHSH-së” thuhet në raport.

Aktivitete të tjera, ku këtu një përqindje të lartë(14,1% të totalit të aksidenteve) zënë aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur kryesisht në shërbimet delivery dhe gjatë rrugës nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas.

Sipas raportit një tjetër sektor është edhe ndërtimi, por krahasuar me vitet paraardhëse kemi ulje të numrit të aksidenteve në punë në këtë sektor dhe më pas miniera-kariera, aksidente të cilat kanë ndodhur në galeri, ku inspektimi në nëntokë nuk është kompetencë e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, por e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera(AKSEM). Megjithatë të gjitha rastet e aksidenteve në punë të ndodhura në miniera janë shoqëruar me inspektime për aksident në punë.

Gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA VEND PËR ZGJEDHJE"/ Borell: Çdo përpjekje për të dëmtuar marrëveshjen e Ohrit është e kotë
Previous article ÇFARË NDODHI? Nga akuza për drogë te mashtrimi, në pak orë 9 të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT