Një aksident me vdekje është regjistruar sot në Urën Vajgurore. Një automjet ka aksidentuar shtetasin me inicialet A.A., 61 vjeç.
“Ndërkohë nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S, 56 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi shtetasin A.A, 61 vjeç, banues në Ura Vajgurore, i cili ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”, thuhet në komunikatën e policisë.


