Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit tronditës nga Portugalia, ku një aksident me tramvaj në Lisbonë ka shkaktuar 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Begaj shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave, popullin dhe autoritetet portugeze në këtë moment të vështirë.
“I trishtuar nga incidenti tragjik në Elevador da Glória në Lisbonë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë. Mendimet e mia janë me të lënduarit, të cilëve u uroj një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij në platformën X.
“Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.


