Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shënkoll – Tale, në Lezhë. Viktimë ka mbetur D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili është përplasur nga një automjet.
“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.


