• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK ME DY TË VDEKUR/ Dalin pamjet e MAKINËS, shkak u bë shpejtësia e…
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK ME DY TË VDEKUR/ Dalin pamjet e MAKINËS, shkak u bë shpejtësia e…

26 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrugët e vendit janë përgjakur mbrëmjen e sotme, ku një aksident me dy të vdekur është shënuar në autostradën Milot-Fushë Krujë.

Një makinë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke i marrë jetën drejtuesit, 26-vjeçarit Eraldo Uzuni, dhe 21-vjeçarit Klodian Vladi, ndërsa ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë dy pasagjerët e tjerë që ndodheshin në mjet, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Mësohet se po lufton për jetën 18-vjeçari Mario Uzuni, i cili është kushëri me drejtuesin e mjetit, që ka humbur jetën, ndërsa 23-vjeçari A. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Report Tv sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku duket se makina është shkatërruar plotësisht.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volksëagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Report Tv ka sjellë foto dhe video nga aksidenti tragjik në aksin Milot-Fushë Krujë, ku humbët jetën dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë, për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin në rrugë.

Siç e shikoni në foton e mëposhtme, makina e me të cilën udhëtonin katër të rinjtë, tip ‘Volkswagen’, është shkatërruar plotësisht, ndërsa ngjarja ka rezultuar fatale për dy prej të rinjve, drejtuesin e mjetit Eraldo Uzuni 26 vjeç dhe 21-vjeçarin Klodian Vladi.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës ndodhet kushëriri i 26-vjeçarit, Mario Uzuni, 18 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Karius shpërthen në lot, i kërkon falje tifozëve pas ndeshjes
Previous article SPECIALE/ Reali për REKORD Guiness, Bale, Zidane dhe “asisti i Karius” i japin “galaktikëve” trofeun e 13-të

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion Aktualitet

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm Aktualitet

PAMJET/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge Aktualitet

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT