• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK ME 14 VIKTIMA/ Ja dy pistat ku po heton prokuroria
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK ME 14 VIKTIMA/ Ja dy pistat ku po heton prokuroria

15 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria Publike ka ngritur dy pista hetimi për aksidentin tragjik me 14 viktima ne Shkup.

Përveç faktorit njeri’, që në këtë rast është shoferi, ata urdhëruan që autobusit t’i kryhet kontroll teknik i detajuar nga Fakulteti i Makinerisë. Nga hetuesia thonë se dy prokurorët po punojnë intensivisht në vërtetimin e të gjitha provave që do të zbulonin shkaqet e aksidentit.

Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me shoferin, por ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope”- thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil, prokuroria do të vërtetojë nëse vozitësi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celular. Nga Kompania “Durmo Tours” thonë se shoferi Manoil Trifunovski, është i hospitalizuar në Repartin e kirurgjisë në Klinikën “8 Shtatori”. Këtë e konfirmuan edhe familjarët, të cilët tregojnë për Alsat se gjendjen shëndetësore e shoferit nuk është e mirë. Ndërsa drejtori i Spitalit Hristijan Kostov gjatë ditës tha se shoferi është në gjendje stabile edhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Kur bëhet fjalë për shoferin, ai ka lëndime të lehta trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak që dje, pasi iu bënë ekzaminimet e duhura, ai është në gjendje stabile dhe është lëshuar në kurim shtëpiak, më pas shërbimet e MPB-së kanë kontakt me atë”- pohoi Hristijan Kostov, drejtor i Klinikës “8 Shtatori”. Nga kompania “Durmo Turs” thonë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt.

Autobusi ka qenë i prodhuar në vitit 2001, teknikisht çdo here ka qenë i kontrolluar dhe regjistrimin e fundit e ka bërë një muaj më parë”- theksojnë nga Kompania “Durmo Tours” – Gostivar.

Dëshmitarët e rastit rrëfejnë momentet tragjike të 13 shkurtit.

“Nuk mund të përshkruhet me fjalë gjithë ajo që kemi pa, pjesë të njerëzve që i kishte kapur autobusi, dikë prej në mes dikë prej në qafë. Disa të gjallë, disa të vdekur. Është tmerr ajo që kemi përjetuar. Kemi marr një buldozer të madh dhe e kemi ngritur autobusin, kjo ishte mënyra e vetme për t’i nxjerrë të gjithë udhëtarë të zënë nga autobusi”

“Kur erdhëm këtu, 3-4 vetë kishin dal jashtë atyre iu dhamë ndihmë, poshtë rrugës së vjetër ishin të zënë gjithë të tjerët nga gërmadhat e autobusit. Pastaj erdhën katundarët”

Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së të mbijetuarve deklaroi se masat janë ndërmarrë që dje dhe do të vazhdoj të hetohet rasti, për të gjetur shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Supozoj që shoferi është personi që mund të jep informacione serioze, por edhe të lënduarit. Posa të kaloj faza e parë e kujdesit të shëndetit të të gjithëve, sigurisht që hetimi do të vazhdoj”- tha Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë. Drejtori i Inspektorati shtetëror për transport, Rufat Huseini tha se Inspektorati mund t’i bllokoj licencat vetëm në rast se nuk respektohen oraret e relacioneve dhe jo për çështje tjera. Të gjitha automjetet, të cilat marrin licencë për transport në ministri, dorëzojnë dokumentacion dhe pa i plotësuar ato kushte nuk mund të marrin licencë. Sa i përket sigurisë në komunikacion automjetet komtrollin e bëjnë në stacionet për Kontrollim Teknik dhe ajo është kompetencë e MPB-së”- pohoi Rauf Huseini, drejtor i Inspektorati shtetëror për transport.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kompanisë “Durmo Tours” i ka dhënë licencë për transportin e udhëtarëve në relacioni Gostivar-Shkup deri në vitin 2020 dhe licencë tjetër për anasjelltas të vlefshme deri më 18.02.2023

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË FEMËR ME SHIJE/ Ja disa fustane pranvere të Meghan që na frymëzojnë (FOTO)
Previous article "MARR BUKË ME VETE NË PUNË"/ Deputetja seksi e PD-së i habit të gjithë: Nuk dua të reklamohem

k.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT