Më në fund pas dy vitesh u rikthyen në atdhe për shkak të pandemisë në gjirin e tyre familjar, po me sa duket fati kishte rezervuar udhëtimin e tyre të fundit.
Familja Gushi nga Patosi me katër anëtarë gjeti vdekjen në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja, babai Eduarti, 44 vjeç, bashkëshortja Silvana, 33 vjeçe dhe dy vajzat A. dhe E., 14 dhe 9 vjeçe.
Familja Gushi jetonte prej 20 vitesh në Greqi, ku janë aktualisht dhe prindërit e Eduartit dhe familjarë të tjerë.
Familja do shkonte në Vlorë, ku ndodhej familja e Silvanës për të kaluar disa ditë pushime në qytetin bregdetar.
Fqinji i familjes Gushi në Patos, ka deklaruar për mediat se ata kishin ikur në emigracion prej vitesh.
“Shuhet familja. Alamet djali, Alamet familje. Vajti për jetë të mirë. Vjen kthehet. Kishte ikur në Greqi. Kishte një vit e gjysmë, dy vjet që kishte ikur. Ikën për të punuar. I ka në Greqi të tërë. Ka nja dy vjet që nuk e kam parë të jetë kthyer.
Sivjet kishte ardhur. Këtu nuk kishte punë. Nuk e di se unë kam qenë për vete në Greqi. Bashkë ikën ata familjarisht ikën. Në Greqi kanë ikur edhe prindërit”, deklaron ai.
Makina e tyre Toyota u përplas nga 3 djem me Audi që drejtonin mjetin me shpejtësi 200 km/h. Mjekët thanë se tre djemtë aktualisht ndodhen në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


