• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AKSIDENTI QË U MORI JETËN DY GRAVE”/ Si ndodh ngarja, rëndë një fëmijë. Agjenti doganor, i dehur në timon… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

“AKSIDENTI QË U MORI JETËN DY GRAVE”/ Si ndodh ngarja, rëndë një fëmijë. Agjenti doganor, i dehur në timon… (EMRAT)

1 July, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja nga aksidenti i rene ne Korce, ku drejtuesi i fuoristradës mori përpara kalimtarët, vdesin dy gratë, në gjendje të rëndë një fëmijë. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të Kapshticës.

Foto ilustruese

Një automjet tip fuoristradë “Benz ML” ka marrë përpara tre kalimtarë. Nga përplasja e fortë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë në vend, kurse një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Viktima kanë mbetur, Anjeza Goni, 32 vjeçe dhe Valmira Çuko, 34 vjeçe, ndërsa mosha dhe identiteti i fëmijës që ndodhet në gjendje të rënë nuk dihet. Dy gratë kanë qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin, kur janë përplasur nga automjeti që udhëtonte nga Kapshtica për në qytetin e Korçës.

Përplasja ka qenë fatale për gratë, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale O.B., 47 vjeç, ka qenë i dehur në timon. 47-vjeçari, agjent doganor, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Korçës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë me dy viktima.

“Më datë 30.06.2019 jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip ‘ML’ me drejtues shtetasin O.B., 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht: shtetasen A.G., 32 vjeçe, shtetasen V.Ç., 34 vjeçe, banuese në Kapshticë, si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Korçës. Drejtuesi i mjetit, shtetasi O.B., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë që Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i automjetit përveçse në gjendje të dehur, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit.

Aksi rrugor Kapshticë-Korçë nuk ka ndriçim dhe kjo ka bërë që drejtuesi, përveç faktorëve të tjerë, të mos i shohë kalimtarët në momentin kur ishin duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin duke i marrë përpara me makinën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL KAMPION I EUROPËS ME SPANJËN U-21/ Ceballos pyetet për transferimin tek Milani, shikoni reagimin e tij
Previous article "TËRBOHEN" TË GJITHË ME KËTË PAMJE/ Juventus bëhet gati për prezantimin: Po vjen... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT