Një tjetër shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Klodian Murrizi, nga Lushnja por që jetonte prej vitesh në Agazana të Italisë.
I riu po udhëtonte me një makinë Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga. Fuoristrada shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën kështu 22-vjeçarit shqiptar.
Në makinë ndodhej edhe një person i dytë, i cili ka shpëtuar dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mediat italiane raportojnë se ai është gjithashtu 22 vjeç, por nuk bëjnë të ditur asnjë informacion tjetër rreth tij.
Mësohet se Murrizi jetontë në zonën e Gossolengo.
AlpeNews.al mëson se Klodian Murrizi është 22 vjeçari mëposhtë:
Video nga mediat italiane
Përgatiti: AlpeNews.al



