Prokuroria e Durrësit ka ndërtuar skemën se si ndodhi aksidenti i rëndë që u mori jetën taksistit dhe pasagjeres së tij mbrëmë pas mesnate në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti tragjik humbën jetën 60-vjeçari Bujar Agalliu, shoferi i taksisë dhe 23-vjeçarja Elena Avdillari.
Raportohet nga të dhënat e grupit hetimor thuhet se të dy automjetet kanë qenë me shpejtësi të lart, por mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 060 SP që dyshohet se është shkaktar i aksidentit ka qenë me shpejtësi të madhe, mbi 200 km/orë.
Po ashtu mësohet se automjetet kanë pasur një distancë 600-800 metrash larg njëri-tjetrit, por shpejtësia e madhe e Benzit luksoz, ka bërë që ata të takohen para karburantit. Për pasojë, benzi ka goditur taksinë, dhe kjo e fundit është ngritur 3 metra lartesi, ka pasi ka goditur tabelën e çmimeve të karburantit ka fluturuar mbi 100 metra në ajër, duke u kthyer përmbys i copëtuar në krahun tjetër të karburantit.
Me t’u dhënë lajmërimi në tv se një ‘Benz’ targa AA 060 SP ishte përfshirë në aksident dhe se drejtuesi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pronari i mjetit Dardan Gjetaj nga Shkodra është paraqitur në policinë e Durrësit. Bashkë me babain, Dardan Gjetaj është paraqitur në policinë e Durrësit duke dhënë dëshminë e tij aty. Ai ka thënë se mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 060 SP ia ka shitur në muaj janar Fatjon Zhaporja nga fshati Rragan i Tropojë, me banim në Tiranë. Gjetaj tha se ka qenë në Mal të Zi dhe ishte kthyer mbrëmë natën nga aty.
Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se ai ishte në Mal të Zi dhe nuk ishte të bënte me aksidentit. Gjetaj tha se nuk ishte bërë akt-shitblerja e mjetit, ‘Benz’ luksoz i viteve të fundit. Prokurori i çështjes nga ndërtimi i skenës së ngjarjes ka vënë re qe edhe mjeti ‘Benz’ i autorit, pasi ka përplasur taksinë është përplasur me bordurat e trafik-ndarëses së autostradës, ndërsa i janë çarë gomat dhe i kanë rënë disqet. Fatmirësisht shoferi, Fatjon Zhaporja, që dyshohet se ka qenë bashkë me një tjetër person, kanë shpëtuar pasi ‘Benzi’ ishte i fortë. Ndërkohë çanta me sende persona të viktimës, është sekuestruar nga policia e Durrësit. Ndërkohë policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit po punojnë për të gjetur autorin e aksidentit dhe për të verifikuar rrethanat e ngjarjes. Pas aksidentit, edhe makina e personave përgjegjës ngeli e dëmtuar, ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se ata mund të kenë qenë të dehur. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se nga kryerja e rrethanave të ngjarjes, kemi të bëjmë me një aksident automobilistik.


