Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një makinë përfundoi në greminë pasi shoferi humbi kontrollin.
Nga aksidenti ka humbur jetën Elidon Llapushi 24 vjeç dhe janë plagosur lehtë:
-Shaban Paja 67 vjeç
-Erald Blogu 25 vjeç
-Reardio Blogu 25 vjeç
-Amarildo Barjami 22 vjeç
-Noli Kotorri 33 vjeç, që duket se ka thyerje të kërcirit
Viktima dhe të plagosurit janë transportuar për në spital me makinat e rastit pasi as ambulancat dhe as policia nuk munden të mbërrinin për shkak të terrenit të thyer.
Mësohet se në makinë kanë qenë duke udhëtuar pjestarët e një familjeje dhe shoferi ka humbur kontrollin si pasojë e një defekti teknik.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews