• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI TË KËNAQUR ME RIFILLIMIN E ZGJEDHORES”/ OSBE: 20 mijë euro pajisje kundër COVID-it për policinë kufitare
Home
Sociale

“JEMI TË KËNAQUR ME RIFILLIMIN E ZGJEDHORES”/ OSBE: 20 mijë euro pajisje kundër COVID-it për policinë kufitare

13 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së deklaron se ka përshtatur punën e saj për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të institucioneve shqiptare, shoqërisë civile dhe grupeve të cenueshme. Për të ndihmuar Policinë Kufitare dhe të Migracionit në kryerjen e detyrave të saj pa u rrezikuar, Prezenca njofton se së shpejti do t’i sigurojë pajisje për mbrojtje personale me vlerë 20 000 euro. Gjithashtu, me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Greminger dhe Fondit të Ballos së Bamirësisë të OSBE-së, 450 familjeve në nevojë që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian do t’u sigurohen ushqime dhe artikuj higjienikë.

“Jemi krenarë që kemi ndihmuar Kuvendin e Shqipërisë të funksionojë në mënyrë virtuale, në këtë kohë krize, në përmbushje të funksioneve të tij legjislative dhe mbikëqyrëse. Transparenca e punës parlamentare u rrit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të takimeve online” tha Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Borchardt tha, po ashtu, se ishte i kënaqur me rifillimin e punës për reformën zgjedhore.

“Reforma të tilla si ato në fushën e zgjedhjeve, sistemit të drejtësisë, antikorrupsionit, antitrafikimit dhe të sigurisë mbeten të rëndësishme për vendin gjatë dhe pas kësaj krize dhe ne do të mobilizojmë ekspertizë dhe burime shtesë për të mbështetur çuarjen e tyre përpara”. Prezenca vijon më tej duke thënë se do të vazhdojë të përshtatë mbështetjen e saj afatmesme dhe afatgjatë në përputhje me mandatin e saj dhe kërkesat e reja për shkak të pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR SUKSES/ Mbesa e Musine Kokalarit, eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, ndër 30 gratë më frymëzuese në Suedi
Previous article AKSIDENTI NË GRAMSH/ 1 i vdekur dhe 4 të plagosur (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT