Po fillon të bëhet misterioz aksidenti i mbrëmshëm ku mbetën të vdekur dy persona pasi një automjet taksi u përplas nga një tjetër mjet tip “Benz” nga pas dhe përfundoi në një karburant.
Të vdekur në aksident mbeti shoferi i taksisë 60 vjeçari Bujar Agalliu dhe 23 vjeçarja Elena Avdillari të cilë po ktheheshin nga Porti i Durrësit drejt Tiranës.
Misteri fillon që nga dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen. Mjeti që përplasi taksinë në të cilën udhëtonte 23 vjeçare u braktis në momentin e aksidentit dhe viktimave nuk iu dha asnjë lloj ndihme.
Në sediljen e parë të mjetit të braktisur kishte shenja gjaku.
Nga ana tjetër në portofolin e 23 vjeçares u gjet një biletë udhëtimi për në itali. Nga burimet e Policisë kufitare 23 vjeçarja nuk është paraqitur fare në sportelin e kontrollit të dokumenteve.
ÇFARE NDODHI?
Policia ka nisur hetimet rreth aksidentit dhe rreth arsyes pse 23 vjeçarja u kthye nga udhëtimi që kishte nisur.
Ndërkoh në kërkim është pronari i “Benzit” i cili mendohet që është edhe shkaktari i këtij aksidenti.
Alpenews.al


