Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërzhezhë, në Berat.
Dyshohet se autobusi ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve autobusi ka pasur 15 persona, ku 10 prej tyre janë plagosur.
Nxënësit e plagosur janë të moshës nga 14 deri në 18 vjeç.
Një prej të plagosurve është më rëndë dhe është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nxënësja e moshës 18 vjeçe me iniciale R.K. po transportohet në Tiranë. 5 nxënës të lënduar po marrin mjekim ne spitalin e Skraparit dhe 4 ne spitalin e Beratit.
Autobusi që është përfshirë në këtë aksident mësohet se ka targat AA 445 AH, dhe po transportonte nxënës të një shkollë në Çorovodë.
Drejtuesi i mjetit sipas informacioneve të deritanishme është shtetasi me iniciale A.H.
Njoftimi i policisë
Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën.
Skrapar, furgoni me nxënës del nga rruga, 10 të plagosur
Skrapar, furgoni me nxënës del nga rruga, 10 të plagosurPer me shume lexoni: http://oranews.tv/article/skrapar-furgoni-me-nxenes-del-nga-rruga-6-te-plagosur
Posted by Ora News on Montag, 12. März 2018



