Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë ën autostradën Tiranë-Durrës.
Tre makina të tipit “BMW X5”, “Audi” dhe “Benz A-Class” janë përfshirë në aksident.
Sipas dëshmitarëve, nuk ka patur të plagosur, ndërsa shkaku i aksidenti nuk është bërë ende me dije nga burime zyrtare.
Videot e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë se makina e tipit “BMW X5” është përfshirë nga flakët, ndërsa “Benzi A-Class” është kthyer me rrota sipër.
Burime për JOQ, bëjnë me dije se ambulanca dhe policia sapo kanë mbërritur në vendngjarje dhe trafiku është rënduar në autostradë.




