• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksidenti misterioz në Durrës/ Ç’tha në polici pronari i “Benz-it”, autori në 2015-n tentoi të vrasë…
Home
Aktualitet
Kronikë

Aksidenti misterioz në Durrës/ Ç’tha në polici pronari i “Benz-it”, autori në 2015-n tentoi të vrasë…

23 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti të rëndë, që ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Maminasit.

Viktimat janë një 23-vjeçare që udhëtonte si pasagjere dhe drejtuesi 60-vjeçar i një taksie. Ata humbën jetën pasi mjeti, me të cilin vinin nga Durrësi drejt Tiranës, u godit nga pas nga një “Benz” që udhëtonte më shumë se 150 km/h.

Viktimat janë identifikuar si Elena Abdillari nga kryeqyteti dhe Bujar Agalliu nga Durrësi. Sipas të dhënave të Policisë, pas goditjes në pjesën e pasme, mjeti taksi ka devijuar në gjendje të lirë drejt një pike karburanti buzë rrugës, duke u përplasur me bordurat dhe tabelën e saj.

Nga verifikimi paraprak, “Benz”-i që shkaktoi aksidentin në autostradë është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka, 24 vjeç.

Dyshohet se rreth një muaj më parë ai ia ka dhënë në përdorim mjetin me qëllim shitjen shtetasit Fatjon Zhaborja.

Drejtuesi i “Benz”-it, pas aksidentit e ka braktisur mjetin. Policia ka nisur hetimet dhe shpalli në kërkim Dardan Gjekën dhe Fatjon Zhaborjen (me precedentë).

Sipas të dhënave, Gjeka më pas është shoqëruar nga ku edhe ka shpjeguar se mjetin e kishte shitur prej një muaji.

I dyshuari tentoi të vrasë në 2015

Autori i dyshuar i aksidentit me pasojë vdekjen e dy shtetasve, mësohet se është me precedentë penalë.

Ai është arrestuar në nëntor të vitit 2005 në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit të Policisë, dhënë asokohe, shtetasi Fatjon Zhaborja u vu në pranga pas mëse 1 javë kërkimi.

I riu i lindur në Rragam të Tropojës dhe banor i kryeqytetit, kishte tentuar të vrasë me thikë në datën 21 janar 2005, Agron Kasapin. Ngjarja ka ndodhur në mesditë pranë Ambasadës Greke.

Fatmirësisht, i lënduari 53-vjeçar e kaloi rrezikun për jetën. Ndërsa pas ngjarjes, Zhaborja kishte shkuar në Gjirokastër për t’u strehuar te miqtë e tij.

Por arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi u prangos disa ditë më pas. Ai u akuzua se kishte konsumuar veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALASDAIR ROBERTS/ Strategjia e Madhe nuk është mjaftueshëm e madhe
Previous article VIDEO/ Veprimi i mjekut hero për të shpëtuar të plagosurin me thikë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT