Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zavalinë të Elbasanit ku një 31 vjeçar ka mbetur i vdekur.
Informacionet e para bëjnë me dije se të riut i ka humbur kontrolli makinës dhe ka dal nga rruga duke shkatuar kështu vdekjen e shofërit.
Mësohet se viktima quhet Landi Dedja dhe sapo kishte marr makinën.
AlpeNews.al mëson se është personi mëposhtë:
Njoftimi i policisë:
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka mbetur i vdekur një 31 vjeçar.
Në aksin rrugor Elbasan – Gjinar , në fshatin Zavalinë, mjeti “Fuoristradë” me drejtues shtetasin T.D. 31 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit shtetasi T.D., si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në vendgjarje, ndërsa pasagjeri shtetasi F.D., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, ka marrë lëndime të lehta, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/AlpeNews.al



