• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI ME 8 VIKTIMA/ Prokurori i Gjirokastrës: Shoferi nga Shkodra, makina ishte marrë me qira! Pas identifikimit…
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI ME 8 VIKTIMA/ Prokurori i Gjirokastrës: Shoferi nga Shkodra, makina ishte marrë me qira! Pas identifikimit…

2 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë në Këlcyrë për të bërë autopsinë e viktimave, ndërkohë hetimet do të vijojnë pasi nuk kemi të bëjmë me një aksident të thjeshtë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano, thotë se pas identifikimit do të bashkëpunohet me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e pajetë pranë familjarëve.

“Ne jemi informuar nga drejtoria e policisë. Së bashku me prokurorin e gashëm kemi ardhur në vendngjarje. Kemi organizuar punën për kqyrjen me kujdes të kufomave dhe identifikimin e tyre. Më pas do të punojmë për të zbuluar shkaqet dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.

Me konstatimin e patrullës së policisë, mjeti është rikthyer në drejtim të qytetit të Përmetit me shumë shpejtësi. Nuk mund ta përcaktojmë sa ka qenë, sepse do dalë nga hetimet në vijim. Ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfunduar në këtë pjesë.

Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, autometi është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta. Nuk I kemi identifikuar dhe nuk i dimë cilat shtetas I përkasin. Jemi duke pritur ekspertët mjekoligjorë për ekzaminimin e tyre. Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre.

Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do I shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun’ tha prokurori Çano.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E AURELJO DERVISHIT/ Arrestohen 4 autorët, mes tyre edhe 15-vjeçari që qëlloi për vdekje me thikë viktimën
Previous article ARRESTOHEN TRE PERSONA NË DURRËS/ Tentuan të fusnin në Shqipëri sende me vlerë të përfituara nga krimi

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT