• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSIDENTI ME 6 VIKTIMA/ Mbyllet kompania e helikopterëve
Home
Nderkombetare

AKSIDENTI ME 6 VIKTIMA/ Mbyllet kompania e helikopterëve

14 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe piloti ka mbyllur menjëherë operacionet e saj.

Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur do të nisë një rishikim të menjëhershëm të licencës dhe të dhënave të sigurisë së New York Helicopter Tours. Hetimi do të ndiqet edhe nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit. Senatori amerikan i New York, Chuck Schumer, u kërkoi autoriteteve federale të revokojnë certifikatën e funksionimit të kompanisë pas rrëzimit të helikopterit.

“Ata kanë një histori me raste vdekjeprurëse dhe zakonisht janë kompanitë, jo pilotët, që nuk zbatojne haptazi rregullat e sigurisë,” tha Schumer.

Helikopteri ishte një Bell 206L-4 LongRanger IV, bazuar në të dhënat e gjurmimit. Ai u ndërtua në vitin 2004 dhe kishte një certifikatë të vlefshmërisë të lëshuar në 2016, sipas të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit. Helikopteri u ngrit nga bregdeti i Manhatanit në qendër të qytetit, ku fluturoi në jug përpara se të kthehej për të fluturuar deri në lumin Hudson. Sipas autoriteteve ai arriti në Urën George Washington dhe më pas u kthye për të fluturuar përgjatë vijës bregdetare të New Jersey, ku edhe humbi kontrollin.

Autoritetet i gjetën viktimat si dhe pilotin në ujë. Katër persona u deklaruan të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët humbën jetën pasi u transportuan në spitalet e afërta.

New York Helicopter Tours ishte përfshirë më parë në dy incidente. Sipas zyrtarëve të qytetit, piloti ishte certifikuar për të drejtuar helikopterë komercialë që nga Gushti 2023, sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit. Sipas hetuesve federalë, inspektimi i fundit në kompaninë e helikopterëve që operonte fluturimet ishte kryer më 1 Mars dhe kishte zhvilluar shtatë fluturime përpara rrëzimit.

Së bashku me ndalimin e fluturimeve me helikopterë, Schumer kërkoi që Administrata Federale e Aviacionit rrisë inspektimetm të sigurojë që kompanitë dhe helikopterët janë në përputhje me rregullat e sigurisë. Ndërmjet viteve 1977 dhe 2019, aksidentet me helikopterë në qytetin e New York-ut i kanë marrë jetën të paktën 32 personave, sipas The Associated Press.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIZON OPOZITËN/ Rama: “Kuak-kuakët e kënetës” s’besonin te integrimi, por ja ku jemi në Luksemburg
Previous article PARALJMËRIMI i fortë i Zelenskyt: Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore nëse nuk ndalet

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT