Të organizuar në rrjetet sociale me dhjetëra të rinj janë mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme dhe më pas në atë të Transporteve duke u shtrirë në tokë ‘si të vdekur’ si mesazh sensibilizues për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje për shkak se u përpllasën nga një makinë me shpejtësi shkëterrë e drejtuar nga një i ri 20-vjeçar.
“”Te paktën për një dite t’i lëmë qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi “Skënderbej” dhe të transferohemi pak nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transportit. Në shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore në vend, të mblidhemi tek këto dy vende dhe të shtrihemi në tokë “si të vdekur” duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Është momenti për të reaguar. Sot në atë aksident mund të isha unë, ti apo kushdo nga ne! Sot ora 20:00 duhet të jemi të gjithë bashkë në shenjë proteste dhe ndërgjegjësimi”, thuhet në njoftimin në Facebook të shpëndarë nga të rinjtë.


