Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Levan-Fier teksa dy mjete u përplasën kokë më kokë në këtë rrugë. Policia dhe Forcat Zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, teksa është bllokuar dhe lëvizja.
Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se aktualisht po punohet për zhbllokimin e aksit rrugor. “Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe në spitalin Memorial. Të dy fuoristradat duken se janë përplasur kokë më kokë dhe dyshohet se të dyja mjetet kanë qenë në parakalim çka ka sjellë përplasjen.
Të plagosurit janë Sejdin Goga (dyshohet shofer), Ermal Maskaj, Pajtim Ymeraj Argjentina Ymeraj, Kristjan Ymeraj, Fatjon Ymeraj (dyshohet shofer)


