Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, ku Ajas Sulejmani përlasi çiftin dhe foshjën e tyre 3-muajshe teksa ishin duke kaluar në vijat e bardha.
Mësohet se Arjan Konomi, është drejtor në departamentin e Sportit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa bashkëshortja e tij është mjeke pediatre në zonën e Kombinatit.
Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje. Më herët një i afërm i familjes Konomi, Elvis Toçi, ka bërë me dije gjendjen e tyre shëndetësore.
Fatmirësisht foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa çifti vijojnë të qëndrojnë të shtruar në gjendje stabël.
Ai ka rrëfyer se Vilma Konomi sapo doli nga reaminacioni fjalët e para të saj ishin: Ku është vajza!
“Unë sapo erdha nga spitali. Të lënduarit kanë dalë nga reanimacioni. Vilma ishte më rëndë. Sot në mëngjes ka filluar të reagojë, është koshiente. Por sigurisht është e përhumbur, por ka shumë thyerje. Arjani gjithashtu ka shumë 6 brinjë dhe legenin të thyer. E para ishte jeta, këtë fazë e kaluan, edhe pse doktorët nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Ne shpresojmë që ata ia kanë hedhur. Fëmija është gërvishtur te syri, por ende nuk është formuar sepse është vetëm 3 muajsh.
Arjani pati mushkëritë me ujë, u detyruan të hapnin mushkëritë, Vilma nuk ishte koshiente. Pyetja e parë që bëri ishte për vajzën: Ku është vajza? Çifti është tani në një dhomë, dhe tani kanë vendosur edhe një krevat për vajzën. Ajo do të jetë një forcë e madhe që ata të bëhen mirë.n Në këtë rast nuk mund të thuash nuk kishte rrugë me sinjalistikë. Aty ishin të gjitha, semafor, vijat e bardha, të gjitha standardet. Çfarë nuk kishte? Vetëm njerëzit që kishin një armë në dorë, që në këtë rast ishte makina, që e përdorën në të gjitha parametrat e palejueshme”, tha Toçi.


