• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET RRUGORE/ Eksperti: Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit, të ngrihet…
Home
Breaking News

AKSIDENTET RRUGORE/ Eksperti: Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit, të ngrihet…

8 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vendin tonë, ditët e fundit kanë ndodhur disa aksidente rrugore, të cilat në rastin më të keq kanë përfunduar edhe me viktima.

Eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho në një intervistë për Report Tv, tha se situata është e rëndë dhe se aksidentet e ndodhura janë jo nga faji i sinjalistikës rrugore, por nga drejtuesit e mjeteve.

Hasho tha se drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë dhe si duhet rregullat e qarkullimit rrugor, duke shtuar se madje ato janë edhe të papërgjegjshëm. Hasho nënvizoi se sipas tij duhet të zgjatet koha e marrjes së patentës dhe se shteti duhet të ngrejë menjëherë një komitet të sigurisë rrugore.

‘Unë mendoj se duhet zgjatur koha e marrjes së lejes së drejtimit të mjetit. Ende nuk po funksionon një komitet i sigurisë rrugore në rang kombëtar. Persona që kanë bërë aksidente janë sërish në rrugë, ju hiqet leja e drejtimit për përdorim alkooli dhe pas pak ditësh i ke sërish në rrugë!

Aksidentet e ndodhura, janë jo nga faji i sinjalitikës, por i drejtuesve të mjeteve. Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve nuk janë të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit. Shpejtësia shumë e madhe, ne e kemi të përcaktuar shpejtësinë si duhet të lëvizet në rrugë. Ne bëhemi shumë tolerantë mbasi ndodh aksidenti me drejtuesit e mjeteve. Nuk marrin dënimin real, që të krijojë një precedent që nesër të mos e bëjnë me atë gabim.

Unë menoj se duhet të ketë një lëvizje të fortë nga shteti, sepse për të vetmen temë për të cilën nuk kam dëgjuar të diskutohet këto 8 vite është fusha e aksidenteve rrugore. Të ngrejë një komitet të sigurisë rrugore në rang ministrash ku të kërkohet llogari. Situata është shumë e rëndë. Mendoj se do të ketë lëvizje të madhe gjatë verës dhe duhet të merren masa urgjente nga qeveria. Në media duhet të bëhet një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi.’- tha Hasho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Pas humbjes së Leipzig, Bayern Munich shpallet matematikisht kampion në Bundesliga
Previous article FITORE E RËNDËSISHME/ "Bardheblutë" mposhtin Kastriotin falë golit të Hoxhallarit në "Selman Stërmasi"

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT