• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje
Home
Breaking News

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

23 September, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, do të paraqitet nesër në GJKKO, ku do të merret në pyetje në lidhje me hetimet e SPAK.

Seanca për Hysenin është caktuar për orën 12:00, më 24 shtator. Ajo ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në të njëjtën ditë do të merren në pyetje edhe dy personat e tjerë të hetuar në këtë dosje, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Për të dy është caktuar masa “arrest në burg”. Seanca e tyre do të zhvillohet në orën 09:00.

Sipas njoftimit të GJKKO-së, SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të tre personave në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2025.

Vlora Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku iu dorëzua autoriteteve të Kosovës.

Më pas, në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin, ajo iu dorëzua autoriteteve shqiptare për të vijuar procedurat ligjore.

Nga kufiri, Hyseni u shoqërua drejt Tiranës me një automjet civil të autoriteteve shqiptare, për zbatimin e masës së arrestit në shtëpi.

Hyseni dhe dy personat e tjerë janë nën hetim, ndërsa përgjegjësia e tyre do të përcaktohet nga gjykata.

Ndërkohë, pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga detyra si drejtuesja e SHISH, kompetencat e drejtimit të institucionit i janë deleguar përkohësisht Elvis Lilës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA
Previous article A ËSHTË GJETUR BLEONA MATA PAS 16-VITESH? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht

s.autor

Postime të ngjashme

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

A ËSHTË GJETUR BLEONA MATA PAS 16-VITESH? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht Aktualitet

A ËSHTË GJETUR BLEONA MATA PAS 16-VITESH? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht

E PËSON KEQ/ Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT