• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET/ Policia Rrugore përgatitet për masa të ashpra. Zbardhet plani për festat e fundvitit
Home
Breaking News

AKSIDENTET/ Policia Rrugore përgatitet për masa të ashpra. Zbardhet plani për festat e fundvitit

6 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Muaji dhjetor, kryesisht pjesa e dytë e tij, çdo vit ka sjellë problematika sa i përket trafikut të rënduar dhe aksidenteve që vijnë si pasojë e pijes, por edhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shitimi i numrit të automjeteve në muajin e festave sjell ngarkesë në këtë periudhë të vitit, kryesisht në kryeqytet e për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës pritet që të nisë zbatimin e një plani masash, që synon kryesisht parandalimin e aksidenteve. Burime nga Policia thanë se paralajmërohen masa të ashpra për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, kryesisht për ata që i japin makinës nën efektin e alkoolit dhe ata që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia thotë se në këtë drejtim do të ketë tolerancë zero. Një plan i ngjashëm masash u zbatua edhe gjatë muajit nëntor dhe rezultoi pozitiv sa i përket parandalimit të aksidenteve. Gjatë muajit që kaloi, në territorin e Tiranës nuk ndodhi asnjë aksident me pasojë vdekjen. Kontrollet me radarë në autostradë, por edhe prova e testit të alkoolit me drager në rrugët kryesore të kryeqytetit, pati një impakt pozitiv në këtë drejtim. Duke krahasuar statistikat me nëntorin e vitit 2017, ku humbën jetën 11 persona në aksidentet automobilistike, një muaj i mbyllur pa viktima këtë vit, shihet si një sukses në punën e Policisë Rrugore të Tiranës.

rrugore

MASAT

Gjatë fundjavës së kaluar, Policia Rrugore e Tiranës vijoi kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në njoftimin zyrtar, Policia veçonte rastin e një vajze 23-vjeçare, nga Tirana, së cilës iu hoq patenta pasi udhëtonte me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë – Durrës, matur me radar në një largësi prej 436.6 metra. “Gjate dy netëve, në orët e vona të natës, në harkun kohor 21:00 – 01:00, janë konstatuar raste të shumta të shpejtësisë deri në 2-fish limitet.

E nga këto raste, përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabartë. Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në 178 km/h”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa mësohet se përgjatë këtyre dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi. Veç kontrolleve me radarë, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar edhe kontrollet me drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës. Policia ka veçuar rastin e një 36-vjeçari me inicialet A.M., i cili u arrestua pasi u konstatua me drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i parë dhe 0.68 mg/l. Përveç tij, edhe 3 drejtues të tjerë u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, si dhe u pezulluan 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. “Alkooli në timon sjell shumë probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdor mjetet e transportit publik”, u bën thirrje Policia drejtuesve të automjeteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MALL KINEZ"/ Penalltia “HORROR” e minutës së fundit, që hodhi në erë finalen e kupës (VIDEO)
Previous article E QESHUR DHE ME GJOKSIN JASHTË/ Modelja SHQIPTARE rikthehet protagoniste në Itali (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT