• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET NGA SHOFERET FEMRA/ Alarmi: Brenda një jave, TRE të vdekur. Nga 6 vjeçari tek… (RASTET)
Home
Sociale

AKSIDENTET NGA SHOFERET FEMRA/ Alarmi: Brenda një jave, TRE të vdekur. Nga 6 vjeçari tek… (RASTET)

11 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Brenda javës së fundit janë shënuar plot dy raste të renda ku shoferet femra kanë aksidentuar për vdekje persona, e në rastet konkretet të mitur.
Aksidenti tragjik me dy të vdekur në Kamëz u rëndua akoma më shumë, kur gruaja që drejtonte makinën dëshmoi se kishte ngatërruar frenat me gazin.
Edhe pse policia dje në një deklaratë bëri sërish thirrje shofereve femra, një tjertër aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash ku një 35 vjeçare ka aksidentuar për vdekje një 6 vjeçar në Divjakë.

Çfarë ndodhi sot:
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Divjakës.

Një 35-vjeçare, teksa drejtonte automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur në qendër të këtij qyteti.

Si pasojë, 6-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra e ka ndërruar jetë.

Aksidenti me dy të vdekur në Kamëz

Një aksident i rëndë ka tronditur kryeqytetin tre ditë më parë, ku një 29-vjeçare ka përplasur për vdekje një të ri e më pas ka marrë para nënën me dy vajza të mitura.

Mësohet se e reja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e makinës teksa lëvizte me drejtim nga Tirana drejt urës së Institutit dhe fillimisht ka marrë para 29-vjeçarin Ramazan Isha që lëvizte me biçikletë dhe më pas ka kaluar bordurën ndarëse mes korsive duke përplasur nënën me dy fëmijët e mitur.

I riu ka humbur jetën në çast dhe pak minuta pas tij edhe një prej vajzave të mitura, 7-vjeçarja E.N.

Kavajë, përplaset për vdekje 16 vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë. Behet e ditur se ka mbetur i vdekur një 16-vjeçar me inicialet H.D.

Policia thotë se ai është përplasur nga drejtuesja e mjetit tip “Skoda”, Erila V.

Ecte me bicikletë, përplaset nga shoferja

Një person që ecte me biçikletë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke kaluar në afërsi të rrugës së Rinasit.
Policia njofton se në rrugën e “Rinasit”, drejtuesja e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasja E. D., ka aksidentuar një shtetas që lëviste me biçiklete, ku si pasojë ky shtetas ka humbur jeten.

Elbasan, 48 vjeçarja përplas për vdekje 60 vjeçarin

Vendi ku ndodhi aksidenti

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor  Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën Sokrat Bodurri, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por ishte tepër vonë për të.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, A.D. 48 vjeçe.

Vlorë, 53 vjeçarja përplaset për vdekje 


Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një grua 53-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Shtetasja S.Hoxhaj, duke drejtuar automjetin e saj tip “Smart” ka përplasur për vdekje 53-vjeçaren Miroshe Kasaj.

Pas marrje së këtij informacioni, uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe menjëherë kanë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës e 53-vjeçaren Kasaj, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesja e mjetit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto foto që tregojnë superfuqitë e baballarëve janë gjëja më e bukur për sot
Previous article BOMBASTIKE/ Belen RODRIGUEZ "përmbys" Instagramin dhe e pranon: Jam e... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT