Një vajzë vetëm 12-vjeçare ndodhet në spital në gjëndje të rëndë pasi u përplas nga treni në fshatin Bradashesh në Elbasan. Ngjarja ndodhi ditën e sotme por ngjarje të tilla ka qenë jo të rralla kohëve të fundit në Shqipëri por edhe të shqiptarëve që janë aksidentuar nga treni në vende të huaja, në disa raste edhe me pasojë vdekje.
AlpeNews.al ju sjell të gjitha rastet e aksidenteve të ndodhura kohët e fundit.
Në Elbasan treni përplas një vajzë 12-vjeçare 30 Mars 2018
Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Në Rrashbull treni përplas një 21-vjeçare, 25 Mars 2018
Një 21 vjeçare ndodhet ne gjendje te rëndë shëndetësore, pasi u përplas nga treni.
Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Rrashbullit, teksa 21 vjecarja Nikita Rama po tentonte të kalonte rrugën në një kalesë të paligjshme.
Mësohet se si pasojë e përplasjes nga treni vajza ka humbur njërën këmbë, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pak muaj më pare në të njëjtin vend një e moshuarit humbi jetën.
Ajo u përplas nga treni teksa tentoi të kalonte rrugën.
Në Vorë treni përplas një vajzë 17-vjeçare 25 Janar 2017
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vorë teksa treni ka përplasur një vajzë. E plagosura është rreth 17 vjeç dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Adoleshentja ishte duke lidhur këpucët mbi shina kur e ka përplasur treni.
Në Rrashbull treni përplas për vdekje një të moshuar 2 nëntor 2017
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Durrës mëngjesin e kësaj të enjteje.
Treni i linjës Shkodër- Durrës, ka aksidentuar për vdekje të moshuarën F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 02.11.2017, rreth orës 09:40, në lagjen nr. 14, treni i linjës Shkodër- Durrës, me makinist shtetasin G. R. 62 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull.
Makinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


