Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Roskovec.
Kamioni ka përplasur 48-vjeçarin Etmon Dine i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
48 vjeçari Etmond Dine ishte banues në fshatin Zharrëz.
Drejtuesi i mjetit “Benz” me iniciale F.T është shoqëruar nga policia Fier.
Etmond Dine ka ndërruar jetë në spitalin e fierit.
Informacion paraprak:
Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Shtetasi F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


