Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së.
Si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona, teksa 7 pasagjerë të tjerë janë dërguar te Trauma për mjekim të specializuar.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Nga pamjet e siguruara shihet se autobusi ka thyer edhe barrierat mbrojtëse


