Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Unazën e Madhe në kryeqytet. Bëhet fjalë për dy mjete të cilat janë përplasur me njëra tjetrën dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Nga pamjet vihet re se një automjet i BMW X6 është shkatërruar dhe po ashtu në vendin e aksidentit për disa minuta ka pasur vështirësi në qarkullim për automjetet e tjera. Aksidenti ka ndodhur afër Kopshtit Botanik.
Aksidenti mendohet të ketë ndodhur si rezultat i motit të lagësht, polica është në vendngjarje.