Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 22-vjeçare E.F, banuese në Tiranë ka përplasur tek vijat e bardha një këmbësor.
E reja duke drejtuar makinën tip ‘Benz’, nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim me rrugën “Shefqet Musaraj”, ka përplasur të riun te vendkalimi i këmbësorëve.
I riu T.M, 18-vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
‘E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim me rrugën “Shefqet Musaraj”, në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.


