Një aksident ka ndodhur në zonën e Xhamllikut ku autobusi i Porcelanit ka përplasur një burrë rreth moshës 50 vjeç.
Burime të Ora News raportojnë se ai i doli autobusit para për të kaluar rrugën, ndërkohë që nuk kishte vija të bardha.
Ai ka mbetur pa ndjenja në tokë ndërsa është rrethuar nga kalimtarët për ti dhënë ndihmën e parë.
Ambulanca ka arritur në vendngjarje për ta dërguar në spital, ndërkohë që policia po bën hetimet për rastin.



