Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Tepelenës, ku një makinë e tonazhit të rëndë është batuar në rrugë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe ngarkesa që ka pasur makina. Shoferi i kamionit është dërguar në spital me dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmë mjekësore.