Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti në fshatin Mirakë të Librazhdit.
Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij. (foto ilustruese)
Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


