• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT NË KAVAJË/ Automjeti kthehet përmbys, shoferi humbet vëmendjen dhe përplaset me një makinë tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT NË KAVAJË/ Automjeti kthehet përmbys, shoferi humbet vëmendjen dhe përplaset me një makinë tjetër

12 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë edhe kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet të parkuar, po të të njëjtit tip.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më të rënda dhe një tragjedi të mundshme.

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë duke mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha procedurat standarde, përfshirë njoftimin e ambulancës. Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu me inicialet F. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor dhe strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë të jenë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KALAJA E GJIROKASTRËS NË KRYE..."/ Gonxhja: 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore gjatë vitit 2025
Previous article KOKAINË NGA AMERIKA LATINE/ Zbulohet ngarkesa më e madhe e drogës ndonjëherë në Suedi

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT