Një aksident ka ndodhur në periferi të Tiranës. Një 51 vjeçar ka përplasur me makinë një person, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.N., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Blu” Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Xh.U., banues në Kamëz, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.


