Situata politike në vend ndodhet në një gjendje shumë të ashpër. Kjo pas ndodhive të fundit, si “Babalja”, “Xhisiela” apo dhe “Paketa Anti Shpifje”. Akuzat nga dy palë, si nga mazhoranca dhe opozita, kanë qenë të shumta.
Por këto akuza nuk kanë qenë vetëm nëpër deklarata, parlament apo mbledhje. Ata kanë vijuar edhe nëpër rrjete sociale, madje duke bërë dhe ironi më njëri tjetrin.
Po cilat janë disa nga rastet ironike që kanë ndodhur:
Në mëngjesin e sotëm Rama e ka “nisur” ditën duke ironizuar opozitën, pas asaj çka ndodhi në Bruksel ditën e djeshme. Ai po ashtu postoi një foto ironike, e duke e shoqëruar me shkrimin: Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…
-“Babalja”
Gjatë inspektimeve të kryera në “Unazën e Madhe”, kryeministri ka ironizuar opozitën në distancë, duke përmendur “Babalen”. Ai bëri dhe dallimin mes cilësisë së punimeve në kohën PD-së dhe qeverisë së tij tani.
-“57 udhëtimet me Begon”
Ditën e sotme deputeti i PD, Ervin Salianji ironizoi kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas akuzave që i bëri për fluturimet e kryera me Edmond Begon.
-Udhëtimet me Edmond Begon
Pas deklaratës që kreu Balla duke e paralajmëruar Salianjin se do ta padisë, erdhi dhe reagimi i deputetit të PD. Ai postoi një foto të sistemit TIMS, e duke shkruar më ironi nëse mund të ndryshohet me fotoshop ky sistem.
-Prishja e ndërtimit të “të fortit”
Prishja e ndërtimeve të kryera pa leje vazhdon të bëhet. Por këtë herë ishte diçka ndryshe. Bëhej fjalë për një objekt të Emiliano Shullazit. Por mesa duket kryebashkiaku Veliaj nuk do t’ia dijë se i kujt është, dhe ka vazhduar me planin e tij, e madje me ironi duke shkruar se qyteti im është më i fortë se kushdo.
-“Xhisiela”
Një ndër rastet më të bujshme dhe me shumë jehonë ishtë ky i vajzës nga Kruja. E ndërsa një nga protagonistët e saj është dhe djali i deputetit Rrahman Rraja, ka bërë që akuzat dhe përplasjet të bëhen akoma më të shumta.
E ndërsa pas arrestimit të Rexhep Rrajës, opozita e quajti “Arrestim Fasadë”, kryeministri Rama e ka ironizuar duke e quajtur jashtënxjerrje politike.
-Përplasjet e vazhduëshme në distancë
Akuzat e njëpasnjëshme të opozitës drejt qeverisë, Rama i ka ironizuar duke zhvilluar dhe një lojë fjalësh në rrejtin e tij social të “Tëittër-it” e duke “cituar” Bashën: Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam.
/AlpeNews.al









