Një aksident ka ndodhur afër Golemit në Kavajë teksa dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.
Burime për Balkanweb thanë se automjetet kanë pësuar dëme të mëdha në pjesët e përparme, por shoferët kanë shpëtuar mrekullisht.
Mjetet janë të tipit ‘’Renault’’ dhe ‘’Benz’’ teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


